Cerca

Vatican News
Lule, pas atentatit në shkollën Raul Brasil të San Paolos, Brazil Lule, pas atentatit në shkollën Raul Brasil të San Paolos, Brazil  (AFP or licensors)

Ngushëllimet dhe lutja e Papës për viktimat e masakrës në Brazil

Telegram ngushëllimi i Papës për viktimat e masakrës së 13 marsit në Brazil, gjatë së cilës humbën jetën 8 vetë. Ndër ta, edhe pesë nxënës të moshës nga 15 deri 17 vjeç, dy mësues dhe xhaxhai i njërit prej vrasësve. Dy atentatorët, ish-shokë studimesh, vranë veten.

R.SH. - Vatikan

Në një telegram për ipeshkvin e Mogi das Cruzes, imzot Pedro Luiz Stringhini, Papa Françesku shpreh trishtimin e tij të thellë, solidaritetin dhe ngushëllimin shpirtëror për familjet e prekura nga ky “sulm i çmendur” në shkollën Raul Brasil të Suzanos, në brendësi të shtetit San Paolo. Para kësaj “tragjedie të neveritshme”, Papa fton të promovohet “kultura e paqes, përmes faljes, drejtësisë dhe dashurisë vëllazërore, siç na mëson Krishti”. Ati i Shenjtë lutet për shërimin e të plagosurve dhe u jep të gjithëve bekimin apostolik. Telegrami, që mban firmën e Sekretarit të Shtetit të Vatikanit, kardinalit Pietro Parolin, u lexua në fund të funeralit të disa prej viktimave, kremtuar në Suzano dje pasdite.

15 mars 2019, 14:48