Kërko

 Papa pret presidentin e Republikës së Sudanit Jugor Papa pret presidentin e Republikës së Sudanit Jugor 

Françesku pret presidentin e Sudanit Jugor, me shpresë se do ta vizitojë vendin

Sot, gjatë audiencës me presidentin e Sudanit të Jugut, Salva Kiir Mayardit, Françesku u ndalua posaçërisht tek çështjet, që kanë të bëjnë me vënien në jetë të marrëveshjes për paqen. Salla e Shtypit e Vatikanit kujton se Papa ka shumë dëshirë të shkojë në vendin afrikan.

R. SH. - Vatikan

Kontributi i Kishës në sektorin edukativ e shëndetësor dhe procesi i pajtimit në vend. Këto, temat në qendër të takimit të Papës me presidentin e Republikës së Sudanit Jugor, që u mbajt sot në Vatikan. Presidenti Salva Kiir Mayardit bisedoi, më pas, edhe me sekretarin e Shtetit, kardinalin Pietro Parolin si dhe me Sekretarin për Marrëdhëniet me Shtetet, kryeipeshkvin Paul Richard Gallagher:

“Gjatë bisedimeve të përzemërta - njofton përmes një note, Salla vatikanse e Shtypit - u vunë në dukje marrëdhëniet e mira dypalëshe si dhe kontributi i Kishës katolike në fushën edukative e shëndetësore dhe në procesin e pajtimit e të rindërtimit të Kombit. Më pas u bisedua edhe për  çështje, që kanë të bëjnë me vënien në jetë të marrëveshjes së arritur kohët e fundit nga disa politikanë, lidhur me zgjidhjen përfundimtare të konflikteve, kthimin e refugjatëve dhe të të shpërngulurve si dhe zhvillimin e gjithanshëm të vendit”.

Papa - përfundon nota - shprehu dëshirën të krijohen sa më parë kushtet e nevojshme, që të mund ta vizitojë Sudanin e Jugut, si shenjë afërsie me popullsinë dhe inkurajimi për procesin e paqes”.

16 mars 2019, 14:38