Kërko

 Feneri i paqes i Hiroshimës Feneri i paqes i Hiroshimës 

Feneri i paqes i Hiroshimës, në Vatikan

Ndërmjet grupeve të pranishme në audiencën e përgjithshme, edhe “Karvani i Tokës”, nismë e lindur që në vitin 2015 për promovimin e paqes dhe zhdukjen e armëve bërthamore.

R. SH. - Vatikan

Lutje për paqen dhe drejtësinë, për të ndërtuar së bashku një ardhmëri pa armë bërthamore. Me këtë frymëzim arritën në Vatikan pesë fëmijë, përfaqësues të pesë feve të ndryshme, të shoqëruar nga Stsuku Thurlow, që shpëtoi gjallë prej kërdisë së bombës atomike në Hiroshimë dhe nga Ryokyu Endo, prift, epror i tempullit Wada Ji Sangha, në Japoni, themelues i “Karvanit të Tokës”, shtegtim botëror ndërfetar kushtuar paqes, pajtimit e  drejtësisë për popujt dhe tokat më Rtë vuajtura të planetit tonë.

Dritë shprese

Papës Françesku iu paraqit “Flaka e Paqes”, fener i ndezur me flakën e bombës atomike, i cili mbetet i ndezur, si simbol i pajtimit, që nga 6 gushti i vitit 1945. Yusa Okada nga Nagasaki; Janna Ibrahim nga Betelehemi; Manikanet Mestekosho nga Mingan, në Kanada; Yasmine Abouzaglo nga Dallas, SHBA e Mirjam Schmitzhofer, nga Vjena, përfaqësojnë dëshirën e  zjarrtë të të rinjve për një ardhmëri pa armë bërthamore. Duke nisur nga viti 2015, shtatëdhjetë vjet pas Luftës II Botërore, “Karvani i Tokës”, ka shkuar nga Nagasaki - në Hiroshimë; nga Auschwitz - në Srebrenica; nga Kombet e para Indigjene të Kanadasë - në Izrael e Palestinë. Çdo vit lutjet edhe veprimtaritë e “Karvanit të Tokës”, nxisin mijëra e mijëra njerëz, në mbarë botën, të punojnë për një ardhmëri më të mirë për të gjithë”.

20 mars 2019, 14:57