Kërko

Vatican News
 Papa përshëndet gratë me rastin e 8 marsit. Papa përshëndet gratë me rastin e 8 marsit.  (AFP or licensors)

Bergoglio kremton gratë në festën e tyre: e bëjnë të bukur botën, e ruajnë, e mbajnë në jetë

“Gruaja është ajo, që e bën të bukur botën, që e ruan dhe mban në jetë. Këtë kujtoi Papa, gjatë takimit, sot paradite, me një delegacion përfaqësuesish të “American Jewish Committee”.

R. SH. - Vatikan

Gruaja është ajo, që e bën të bukur botën, që e ruan dhe mban në jetë. Sjell me vete hirin, që i bën të reja sendet; përqafimin, që pushton; guximin për t’u dhuruar. Paqja është grua! Lind e rilind nga dhembshuria e Nënave. Prandaj ëndrra e paqes realizohet duke shikuar gruan. Në se duam një ardhmëri me paqe, duhet t’i japim hapësirë gruas”.

Ky, një nga fragmentet e fjalimit, që mbajti Papa, duke u takuar, sot paradite, me një delegacion përfaqësuesish të “American Jewish Committee”. Nuk është e rastit që në rrëfimin e Zanafillës - nënvizoi akoma Bergoglio - gruaja u trajtua nga brinja e burrit, ndërsa ai po flinte. Gruaja e ka zanafillën pranë zemrës - e në gjumë, gjatë ëndrrave!

08 mars 2019, 14:38