Kërko

Pishtari Benediktin Pishtari Benediktin 

Pishtari Benediktin 2019. Mesazh i paqes nga Norcia, në Krakov

Në përfundim të audiencës së përgjithshme të së mërkurës, Papa përshëndeti posaçërisht Delegacionin e Pishtarit Benediktin, i pranishëm në Shesh, me kryeipshkvin e Spolleto-Norcia-s, imzot Renato Boccardo.

R. SH. - Vatikan

Pishtari “Për Paqen dhe Evropën e Bashkuar” u ndez në Norcia, më 23 shkurtin e kaluar. Sivjet “drita e Shën Benediktit do ta ndriçojë  Kontinentin nga Polonia, toka e Shën Gjon Palit II”. Gjatë udhës së tij polake, Pishtari do të arrijë edhe në kampin e nazist të përqendrimit  Auschwitz-Birkenau. Për të lëshuar pakëz dritë, në atë vend terri! Më pas do të organizohet ceremonia e ndarjes së Pishtarit në katër manastiret benediktine vendase dhe kremtimi eukaristik në Katedralen e Krakovit. Pas, rikthimit në Itali, Pishtari do të pritet, më 10 mars, në Sacro Speco Subiaco, ndërsa më 17, në Casino; që këtu do të rikthehet në Norcia, mbrëmjen e 20 marsit. Kremtimet benediktine, fetare e civile, do të përfundojnë njëkohësisht në tre qytet, më 21 mars.

27 shkurt 2019, 15:28