Governing Council of the International Fund for Agricultural Development (IFAD) Governing Council of the International Fund for Agricultural Development (IFAD) 

Papa Françesku: t’i kapërcejmë pabarazitë që dëmtojnë njerëzimin

Mirënjohja dhe inkurajim i Papës personelit të Fondit Ndërkombëtar për Zhvillimin Bujqësor, agjencisë së Kombeve të Bashkuara të impenjuar kundër urisë dhe varfërisë në botë. Në takimin e sotëm në selinë e FAO-s në Romë, Françesku e krahasoi punën e tyre me rrënjët e një peme nuk mund të shihen, por sjellin limfën

R.SH. - Vatikan

Një falënderim nga thellësia e zemrës. 'Kështu iu drejtua Papa Françesku  në fjalën e tij personelit të IFAD-it (Fondit Ndërkombëtar për Zhvillimin e Bujqësisë), gjatë takimit të sotëm në zyrën e FAO-s në Romë, seli e agjencisë së OKB-së. Një falënderim, nënvizoi Papa Bergoglio, edhe në emër të shumë njerëzve të varfër kudo në botë që ndihmohen nga kjo organizatë e cila, në këto 40 vjet pune kundër urisë dhe varfërisë, ka arritur tek 480 milionë njerëz të vafër në mbarë botën.

Duhet vepruar kundër rrymës

Falënderimi i Papës Françesku, sigurisht, iu referua punës së IFAD por,  e ishte edhe një vlerësim për mënyrën me të cilën personeli i kësaj organizate ndërkombëtarepunon, çdo ditë, vepron në një botë ku, siç tha Papa, pasuria është në duart e një pakice njerëzish:

Faleminderit që shkoni kundër rrymës: tendenca e sotme konstaton, nga njëra anë, një ngadalësim në luftimin e reduktimit të varfërisë së skajshme dhe, nga ana tjetër, rritjen e përqendrimit të pasurisë në duart e pak njerëzve. Të pakët janë njerëzit që kanë shumë dhe të shumtë janë njerëzit që kanë shumë pak. Pak njerëz kanë shumë dhe shumë njerëz kanë shumë pak, kjo është logjika e sotme. Shumë prej tyre nuk kanë ushqim të mjaftueshëm dhe shkojnë drejt mjerimit, ndërsa pak njerëz tjerë janë të zhtyrur e mbyten në tepri. Kjo rrymë e çoroditur e pabarazisë që ekziston sot është katastrofale për të ardhmen e njerëzimit.

Jeta e brendshme dhe lutja

Papa Françesku e ftoi personelin dhe mbarë shoqërinë për të vazhduar në shërbimin me të varfërit e botës, pa u dorëzuar para vështirësive dhe pa u mbyllur në atë që ai e quan "një sekret", e që është "ruajtja dhe kultivimi i motivimeve të larta":

Në këtë mënyrë, mposhtën rreziqet dhe pesimizmi, mediokriteti dhe plogështia, dhe mund të rritet entuziazmi në atë që ju bëni çdo ditë, madje edhe në gjëra të vogla, gjëra që unë nuk i shoh se si do të përfundojnë”, gjëra, që janë si rrënjët e një peme, të cilat nuk shihet, por janë të domosdoshme si burim ushqimi e limfe".

14 shkurt 2019, 18:08