Kërko

Mbledhja e Papës me Këshillin C9 Mbledhja e Papës me Këshillin C9 

Papa në mbledhje me Këshillin e 9 kardinajve

Mbledhja e 28-të e Atit të Shenjtë me Këshillin e 9 kardinajve (C9), që zhvillohet në prag të Takimit mbi mbrojtjen e të miturve.

R.SH. - Vatikan

Filloi sot në Vatikan, mbledhja e Papës Françesku me Këshillin e Kardinajve, të ashtuquajturin C9, me të cilin po vë në jetë reformën e Kuries Romake. Është mbledhja e 28-të e Atit të Shenjtë me prelatët e lartë, që zhvillohet në prag të Takimit mbi mbrojtjen e të miturve, i cili do të mbledhë në Vatikan ipeshkvij nga e gjithë bota, nga data 21 deri më 24 shkurt. Për Konferencën Ipeshkvnore të Shqipërisë, do të jetë i pranishëm kryetari i saj, imzot George Frendo, kryeipeshkëv metropolit i Tiranë-Durrësit.

18 shkurt 2019, 13:46