AUSTRALIA TOWNSVILLE FLOODS AUSTRALIA TOWNSVILLE FLOODS 

Papa Françesku: telegram ngushëllimi për viktimat e përmbytjes në Australi

Papa Françesku, në veçanti, shpreh "solidaritetin dhe afërsinë" e tij me "të gjithë ata që janë prekur nga kjo tragjedi, veçanërisht me viktimat dhe familjet e tyre".

R.SH. - Vatikan

"Solidaritet dhe afërsi". Kështu pohon Papa Françesku, në një telegram, dërguar Imzot Timothy Harris, kryeipeshkëv i Townsville, në të cilin Ati Shenjtë Bergoglio pohon se është "thellësisht i pikëlluar nga humbja e jetëve njerëzore dhe nga fatkeqësitë që kanë shkaktuar përmbytjet".

Papa Françesku, në veçanti, shpreh "solidaritetin dhe afërsinë" e tij me "të gjithë ata që janë prekur nga kjo tragjedi, veçanërisht me viktimat dhe familjet e tyre".

06 shkurt 2019, 15:56