Kërko

 Meshtari shqiptar, don Elia Matija, i cili shërben në Pistoia Meshtari shqiptar, don Elia Matija, i cili shërben në Pistoia 

Dom Elia Matija: Papa na fton të mos mbyllemi në veten tonë, po t'i ndihmojmë emigrantët

Papa Françesku kremtoi meshën në Sacrofano, pranë Romës, me rastin e fillimit të Takimit me temë “Bashkësi mikpritëse: të lirë nga frika”. Folëm me një meshtar shqiptar, don Elia Matija, i cili shërben në Pistoia, por ka ardhur në Sacrofano si përfaqësues i Fondacionit “Migrantes” në dioqezën e vet.

R.SH. - Vatikan

Papa Françesku kremtoi sot pasdite meshën në Sacrofano, pranë Romës, me rastin e fillimit të Takimit me temë “Bashkësi mikpritëse: të lirë nga frika”. I organizuar nga Karitasi Italian, Fondacioni “Migrantes” dhe Qendra Astalli, kuvendi  - që do të zgjasë deri të dielën, 17 shkurt - u kushtohet familjeve, famullive dhe shoqatave të impenjuara në pritjen dhe integrimin e emigrantëve në Itali. Shpesh, Ati i Shenjtë  Bergoglio ka nënvizuar se këto realitete “mbajnë gjallë frymën e solidaritetit vëllazëror”, që e ka “dalluar për një kohë të gjatë” vendin.

Pak para këtij takimi, folëm me një meshtar shqiptar, don Elia Matija, i cili shërben në Pistoia, por ka ardhur në Sacrofano si përfaqësues i Fondacionit “Migrantes” në dioqezën e vet. Dom Elia Matija, duke komentuar vizitën e posaçërisht mësimin e Papës Françesku lidhur me pritjen e ndihmën e të gjithë njerëzve që emigrojnë, thotë se Kisha, sipas mësimit të Krishtin, gjithmonë e ka njeriun në  qendër të vëmendjes, të kujdesit, shërbimit e dashurisë. Prandaj, siç thotë Papa të mos "mbyllemi në veten në veten tonë", në siguritë tona të brishta njerëzore, në rrethet e njerëzve të dashur që kemi", por t’ia ofrojmë pritjen e  përkrahjen tonë çdo njeriu që është në nevojë. Të krishterët do të vazhdojnë të japin kontributin e tyre jo vetëm me vepra shoqërore, si institutet e shoqatat bamirese e tjera, por sidomos me frymën e Lumnive ungjillore, që i japin jetë praktikës së solidaritetit vëllazëror. Po ta dëgjojmë  don Elia Matija në mikrofonin e dom David Xhuxha…

Dëgjoni don Elia Matinë...
15 shkurt 2019, 13:24