Kërko

VATICAN-UAE-RELIGION-POPE VATICAN-UAE-RELIGION-POPE 

Papa nё Emiratet e Bashkuara Arabe pёr tё shkruar sё bashku njё faqe dialogu

"Po shkoj në Emiratet e Bashkuara Arabe. E po shkoj në atë vend si vëlla, për të shkruar së bashku një faqe të dialogut dhe për t’i pёrshkuar së bashku shtigjet e paqes. Lutuni për mua!" . Kёshtu shkruan sot Papa Françesku në një tweet,

R.SH.  - Vatikan

"Po shkoj në Emiratet e Bashkuara Arabe. E po shkoj në atë vend si vëlla, për të shkruar së bashku një faqe të dialogut dhe për t’i pёrshkuar së bashku shtigjet e paqes. Lutuni për mua!" . Kёshtu shkruan sot Papa Françesku në një tweet, ditёn kur u nis nё udhëtimin e tij të 27-tё ndërkombëtar.

Al Salamu Alaikum - Paqja qoftë me ju!

"Ne jemi vëllezër pavarësisht se jemi të ndryshëm", kështu tha Papa në videomesazhin  e tij nё pragun e udhëtimit apostolik në Emiratet e Bashkuara Arabe, nga 3 deri më 5 shkurt të ardhshëm. Kujtojmё se Papa Françesku në Abu Dhabi do të marrë pjesë në takimin ndërfetar mbi temën "Vëllazërimi njerëzor".

“Jam i lumtur – vijoi Papa nё videomesazhin e 30 janarit tё kaluar - që do të mund të vizitoj, pas pak ditësh, vendin tuaj, tokë, që përpiqet të jetë model bashkëjetese, vëllazërimi njerëzor e takimi ndërmjet qytetërimeve e kulturave të ndryshme, ku shumë njerëz gjejnë vend të sigurt për të punuar e për të jetuar lirisht, në respekt e larmi 

03 shkurt 2019, 17:44