Papa me vogëlushen guximtare Papa me vogëlushen guximtare 

Papa në Abu Dabi: gazmorja e radhës

Një çast tejet gazmor, nga vizita tepër serioze e Papës në Abu Dabi

R. SH. - Vatikan

Jo një herë i kemi kujtuar shakatë e Papës, që nuk ia përton të krijojë situata komike edhe në mes të ngjarjeve më serioze. Duke përdorur shpesh shprehje, të cilat e bëjnë të vërë buzën në gaz edhe njeriun më të ngrysur, që beson se  njerëzit vërtet seriozë nuk duhet të qeshin kurrë?!

Gjatë vizitës në Abu Dabi – njëra nga më seriozet e Papnisë së Tij - një vajzë e vogël vendase, me dëshirën e zjarrtë për ta takuar, i kapërceu  të gjitha pengesat, duke e realizuar, kështu, ëndërrën e saj.

 Papa e priti me krahë hapur, duke i bërë shenjë rojeve ta linin të qetë.

E si e përqafoi, tha: - Guximtare e madhe kjo vajzë. Do të ketë sigurisht  edhe të ardhme të madhe. S’ka pengesë që ia ndal hovin!

Veç - shtoi gjithnjë duke qeshur - i shoqi nuk do ta ketë aq të lehtë t’i bëjë ballë!

06 shkurt 2019, 14:01