Papa në Abu Dabi: gazmorja e radhës
R. SH. - Vatikan
Jo një herë i kemi kujtuar shakatë e Papës, që nuk ia përton të krijojë situata komike edhe në mes të ngjarjeve më serioze. Duke përdorur shpesh shprehje, të cilat e bëjnë të vërë buzën në gaz edhe njeriun më të ngrysur, që beson se njerëzit vërtet seriozë nuk duhet të qeshin kurrë?!
Gjatë vizitës në Abu Dabi – njëra nga më seriozet e Papnisë së Tij - një vajzë e vogël vendase, me dëshirën e zjarrtë për ta takuar, i kapërceu të gjitha pengesat, duke e realizuar, kështu, ëndërrën e saj.
Papa e priti me krahë hapur, duke i bërë shenjë rojeve ta linin të qetë.
E si e përqafoi, tha: - Guximtare e madhe kjo vajzë. Do të ketë sigurisht edhe të ardhme të madhe. S’ka pengesë që ia ndal hovin!
Veç - shtoi gjithnjë duke qeshur - i shoqi nuk do ta ketë aq të lehtë t’i bëjë ballë!