Kërko

Pope Francis meets Vice-President of the United Arab Emirates and ruler of Dubai Sheikh Mohammed bin Rashid al-Maktoum, and Abu Dhabi's Crown Prince Mohammed bin Zayed Al-Nahyan during a welcome ceremony at the Presidential Palace in Abu Dhabi Pope Francis meets Vice-President of the United Arab Emirates and ruler of Dubai Sheikh Mohammed bin Rashid al-Maktoum, and Abu Dhabi's Crown Prince Mohammed bin Zayed Al-Nahyan during a welcome ceremony at the Presidential Palace in Abu Dhabi 

Papa: Emiratet, vend i përshtatshëm për promovimin e kulturës së takimit

Oazë shumetnike e shumëfetare - i quajti Papa Emiratet e Bashkuara Arabe, duke falënderuar nxehtësisht autoritetet për frymën e mikpritjes, të mirëkuptimit e të dialogut.

R. SH. - Vatikan

Gjatë audiencës së sotme të përgjithshme, Papa falënderoi Princin trashëgimtar, zëvendës-presidentin si dhe të gjitha Autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe, “që e pritën me shumë mirësjellje”.

Ky vend - vijoi të kujtojë - u zhvillua shumë këto dhjetëvjeçarët e fundit, duke u bërë udhëkryq ndërmjet Lindjes e Perëndimit, oazë shumetike e shumëfetare, e, prej këndej, “vend tejet i përshtatshëm për promovimin e kulturës së takimit”.

Mirënjohje të thellë i shprehu Papa edhe ipeshkvit Paul Hinder, mëkëmbës apostolik i Arabisë Jugore, që e përgatiti dhe e organizoi këtë ngjarje të madhe për bashkësinë katolike.

E jo më e paktë, mirënjohja e Atit të Shenjtë për meshtarët, rregulltarët e laikët, të  cilët e gjallërojnë praninë e krishterë në këtë oazë.

06 shkurt 2019, 13:30