Kërko

Papa Françesku Papa Françesku 

Papa priti në audiencë Këshillin Ekonomik dhe Atë Lombardin për samitin mbi abuzimet

Papa Françesku priti sot paradite në audiencë, në shtëpinë Piu IV, në Vatikan, pjesëmarrësit e Takimin të Këshillit për Ekonomi, organizëm i Kuries Romake që me vullnetin e vetë Papës Bergoglio ka për detyrë mbikëqyrjen ekonomike të institucioneve të Selisë së Shenjtë dhe të Qytetit të Vatikanit.

R.SH. - Vatikan

Papa Françesku priti sot paradite në audiencë, në shtëpinë Piu IV, në Vatikan, pjesëmarrësit e Takimit të Këshillit për Ekonomi, organizëm i Kuries Romake që me vullnetin e vetë Papës Bergoglio ka për detyrë mbikëqyrjen ekonomike të institucioneve të Selisë së Shenjtë dhe të Qytetit të Vatikanit.

Gjithnjë sot paradite Papa Françesku priti në audiencë edhe Atë Federiko Lombardin, jezuit, moderator i takimit mbi "Mbrojtjen e të miturve në Kishë " që është planifikuar të mbahet në Vatikan javën e ardhshme. Kujtojmë se Sesionet plenare të 'Takimit mbi mbrojtjen e të miturve' do t’i drejtojë atë Federiko Lombardi.

Në shkurt, siç pati njoftuar, më 16 janarin e kaluar, drejtori ad interim i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Alessandro Gisotti,  Presidentet e Konferencave Katolike Ipeshkëvnore vendore nga mbarë bota do të mblidhen në Vatikan për një takim, jo kuvend mbi mbrojtjen e të miturveSesionet plenare të takimit mbi mbrojtjen e të miturve do t’i drejtojë atë Lombardi. “Takimi i shkurtit për mbrojtjen e të miturve ka një qëllim konkret, që të gjithë ipeshkvijtë ta kenë absolutisht të qartë ç’duhet të bëjnë për ta parandaluar e për ta luftuar dramën botërore të shpërdorimeve mbi të miturit”.

Papa Françesku e di se një problem global mund të përballohet vetëm duke i dhënë përgjigje globale. E nuk dëshiron që takimi të jetë kuvend studimesh, por “mbledhje e barinjve, takim lutjeje e shqyrtimi, katekistik e operativ”. E shpjegoi Alessandro Gisotti më 16 janar të kaluar, duke u takuar me gazetarët pas shpërndarjes së komunikatës mbi takimin “Mbrojtja e të miturve në Kishë”, që do të mbahet në Vatikan.

Për Atin e Shenjtë - kujtoi Gisotti - ka rëndësi themelore që, duke u rikthyer në vendet e tyre, në dioqezat e  tyre, ipeshkvijtë e ardhur në Romë të jenë të vetëdijshëm për rregullat që duhen zbatuar e të bëjnë edhe hapat e nevojshme për t’i parandaluar shpërdorimet, për t’i ruajtur viktimat  e për të vepruar në mënyrë që asnjë fajtor të mos mbrohet a të fshihet. Lidhur me shpresat e mëdha me të cilat pritet takimi, është mirë të nënvizojmë se Kisha, në luftën kundër abuzimeve, nuk është në fazën e pikënisjes. Takimi është etapë e një udhe të dhimbshme, por pa asnjë ndalesë, që Kisha po e bën vendosmërisht që prej pesëmbëdhjetë vjetësh” .

12 shkurt 2019, 16:04