Kërko

 Papa Françesku në Napoli Papa Françesku në Napoli 

Më 21 qershor, Papa do të vizitojë Napolin

Vizita e Papës në Napoli, më 21 qershor. Deklaratë e Drejtorit të përkohshëm të Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Alessandro Gisotti.

R: SH. - Vatikan

Më 21 qershorin e ardhshëm, Ati i Shenjtë do të shkojë për vizitë në Napoli, ku do të marrë pjesë në takimin me temë: “Teologjia, pas Veritatis Gaudium, në kontekstin Mesdhetar”, organizuar nga Fakulteti Teologjik i Italisë Jugore - seksioni Shën Luigji - i Napolit. Programi parashikon  arritjen e Papës në kryeqendrën kampane rreth orës 09.00. Ati i Shenjtë  do të pritet, ndërmjet tjerësh, nga kardinali Crescenzio Sepe, Kryeipeshkëv i Napolit dhe Kancelar i Madh i Fakultetit; nga Ipeshkvi i Nolës, imzot Francesco Marino dhe Eprori i Përgjithshëm i Shoqërisë së Jezusit, atë Arturo Sosa Abascal. Seanca publike e takimit do të mbahet në sheshin para Fakultetit. Papa do të mbajë një fjalim, përqendruar mbi temën  e takimit e, pas drekës, do të rikthehet në Romë, në orët e para të pasdites.

11 shkurt 2019, 13:35