Cerca

Vatican News
 Universiteti Papnor Antonian Universiteti Papnor Antonian 

Vatikan: katër gra në AVEPRO, që do të vlerësojë cilësinë e Universiteteve kishtare

Papa Françesku emëroi një grup laikësh e rregulltarësh, që do të bëjnë pjesë në Këshillin Shkencor të Agjencisë së Selisë së Shenjtë për vlerësimin edhe promovimin e cilësisë së Universiteteve kishtare (AVEPRO). Ndërmjet tyre, edhe katër gra.

R. SH. - Vatikan

Më hollësisht – sipas njoftimit të Vatikanit - Papa Françesku emëroi në grupin e  vlerësimit, Atë Salvatore Loiero, pedagog i Teologjisë pranë Universitetit të Friburgut; Mauro Mantovani, rektor i Universitetit Papnor Salezian dhe president i Konferencës Papnore të Rektorëve dhe Universiteteve Papnore Romake (CRUPR); Atë Đình Anh Nhue Nguyén, drejtor i Fakultetit Teologjik të Shën Bonaventurës; motër Mary Melone, rektore e Universitetit Papnor Antonianum; Isabel Capeloa Gil, presidente  e Federatës Ndërkombëtare të Universiteteve katolike (FIUC); Caty Duykaerts, drejtoreshë e Agjencisë së Vlerësimit të Shkollave të Larta (AEQES); Fiona Hunter, drejtoreshë pranë Universitetit Katolik të Milanos (CHEI).

15 janar 2019, 15:34