Kërko

 Audienca e përgjithshme Audienca e përgjithshme 

Të dielën e ardhshme, Festa e Pagëzimit të Zotit

Të dielën e ardhshme, Festa e Pagëzimit të Zotit, kremtim, që mbyll kohën liturgjike të Krishtlindjes e na fton të rizbulojmë hirin e sakramentit të Pagëzimit tonë. E kujtoi Papa në përfundim të audiencës së përgjithshme.

R. SH. - Vatikan

Të dielën e ardhshme - kujtoi Papa në përfundim të katekizmit të audiencës së përgjithshme - do të kremtojmë Festën e Pagëzimit të Zotit. Ky kremtim, që mbyll kohën liturgjike të Krishtlindjes, na fton të rizbulojmë hirin e sakramentit të Pagëzimit tonë. Ai na bëri të krishterë, bij të Kishës. Të gjithë e dinë datën e lindjes, por jo të gjithë, edhe atë të pagëzimit, që është datë e lindjes sonë në jetën e Kishës, datë që na kujton çastin kur Shpirti Shenjt zbriti në zemrat tona. Prandaj, për t’ju përgatitur, po ju kërkoj: kush e di, ta kujtojë; kush nuk e di, t’i pyesë prindërit, gjyshat, nunët, kur u pagëzua, e ta shkruajë përgjithnjë në zemër datën e Pagëzimit. Ka shumë rëndësi ta festosh këtë datë”.

09 janar 2019, 15:12