Kërko

Shfaqje e artistëve kubanë të Cirkut në Sallën Pali VI, në Vatikan Shfaqje e artistëve kubanë të Cirkut në Sallën Pali VI, në Vatikan 

Papa artistëve të Cirkut të Kubës: bukuria çon tek mirësia e tek Zoti

Në audiencën e përgjithshme, çaste gazmore, me artistët kubanë të cirkut, që dhanë shfaqje para Papës

R. SH. - Vatikan

Shfaqje me muzikë e valle, ngjyra e akrobaci, gjatë audiencës së përgjithshme, në Sallën Pali VI, në Vatikan. Luajtën para Papës artistët e Cirkut të Kubës, të pranishëm këto ditë në Romë:

“Me këtë shfaqje, për të cilën duhet shumë forcë e stërvitje, ata sollën mes nesh bukurinë - komentoi Papa, në përfundim të kësaj shfaqjeje. - Bukuria na e larton   zemrën e na bën të gjithë më të mirë, sepse sjell mirësinë e vetë Zotit”.

02 janar 2019, 14:17