Kërko

 Audienca e përgjithshme Audienca e përgjithshme 

Papa në audiencën e përgjithshme: “DBR-ja e ardhshme, në Portugali”. “Shën Gjon Bosko, Atë i të rinjve”.

Në përfundim të audiencës së përgjithshme, Papa kujtoi Ditën e ardhshme Botërore të Rinisë, në Portugali dhe Shën Gjon Boskon, “priftin e mirë”, “atë dhe mësues i shkëlqyer i të rinjve”.

R. SH. - Vatikan

Gjatë përshëndetjeve drejtuar turmës entuziaste të besimtarëve, që kishte mbushur përplot Sallën e Palit VI, Papa, duke folur lirisht, jashtë tekstit zyrtar, kujtoi se Dita e ardhshme Botërore e Rinisë do të kremtohet në Portugali. E më pas, në përshëndetjen për besimtarët francezë e ata polakë, kujtoi dy takimet e posaçme që pati me të rinjtë e vendeve të tyre, gjatë DBR-së, në Panama.

Së fundi, përshëndetja drejtuar besimtarëve në gjuhën italiane, në qendër të vëmendjes të së cilës, kujtimi i Shën Gjon Boskos, “atë e mësues i shumë të rinjve”, i cili do të kremtohet nesër. Don Bosko - nënvizoi Papa - i bëri të rinjtë, që takoi, ta ndjejnë fuqimisht përqafimin e vazhdueshëm të Zotit, duke u dhënë shpresë, shtëpi, ardhmëri. “Dëshmia e tij - uroi - na ndihmoftë të gjithëve ta kuptojmë sa i rëndësishëm është edukimi i breznive të reja me vlera të vërteta njerëzore e shpirtërore”.

30 janar 2019, 15:59