Kërko

Vatican News
 Papa: në lëvizje, ndërmjet  turmës Papa: në lëvizje, ndërmjet turmës  (ANSA)

E shtuna e Papës në Panama: në një minutë

Papa Françesku në Panama: e shtunë, 26 janar 2019. DBR-ja arrin kulmin. Papa do të jetë ndërmjet të rinjve, për mbrëmësoren e madhe të lutjes.

R. SH. - Vatikan

Papa Françesku në Panama, e shtunë, 26 janar 2019 - nga Vatican News: pas Udhës së mundimshme të Kryqit me të rinjtë, Mesha në katedralen Santa Maria Antigua, në praninë  e priftërinjve, rregulltarëve dhe lëvizjeve laikale (09.15-15.15). Në qendër të vëmendjes, homelia. Në përfundim të kremtimit, vizita në seminarin e madh San José dhe dreka me të rinjtë. Pas disa çastesh çlodhjeje, në Nunciaturën Apostolike, në orën 17.45 (23.45 me tonën), Papa do të jetë në Campo San Juan Pablò II (Metro Park). DBR-ja e Panamasë arrin kulmin. Kremtohet mbrëmësorja me të rinjtë, me dëshmitë, adhurimin e të Shenjtnueshmit Sakrament, fjalën edhe bekimin e Papës. Përfundimi, në orën 00.30 me tonën.

26 janar 2019, 11:56