Kërko

 Papa Françesku në lutje para Zojës Salus Pouli Romani Papa Françesku në lutje para Zojës Salus Pouli Romani 

Në prag të DBR-së: Papa lutet në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe

Papa Françesku shkoi, sot paradite, në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe, ku u lut para ikonës së Zojës Salus Populi Romani.

R. SH.- Vatikan

Në vigjilje të nisjes për në Panama me rastin e Ditës XXXIV Botërore të Rinisë, Papa Françesku shkoi, sot paradite, në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe, ku u gjunjëzua në lutje para ikonës së Zojës Salus Populi Romani. Njoftimin e jep, me një tweet, drejtori i Sallës vatikanase të Shtypit, Alessandro Gisotti.

Avioni i Papës do të  niset nesër, 23 janar, në orën 09.35. nga Fiumicino, për në Panama. Arritja në aeroportin ndërkombëtar Tocumen parashikohet rreth orës 16.30. Është shtegtimi i 26-të apostolik i Papës Françesku: Papa i dytë, që viziton Republikën e Panamasë, pas Shën Gjon Palit II, që ishte në vendin latinoamerikan më 5 mars 1983.

22 janar 2019, 15:10