Kërko

Pope Francis meets with Panama's President Juan Carlos Varela in Panama City Pope Francis meets with Panama's President Juan Carlos Varela in Panama City 

Papa në Panama: presidenti Varela, “mirëseerdhe, populli ynë hap dyert e zemrat

“Mirëseerdhët në Panama, populli ynë i bashkuar hap portat dhe zemrat për t’ju pritur e për t’ju siguruar se kjo Ditë e rinisë përuron një epokë të re feje dhe shprese për kontinentin tonë e për mbarë botën”. Kështu e përshëndeti Papën, presidenti i Panamasë, Juan Varela Rodriguez, para se Ati i Shenjtë të shqiptonte fjalimin e tij të parë të udhëtimit të 26-të apostolik ndërkombëtar".

R.SH. - Vatikan

Mirëseerdhët në Panama, populli ynë i bashkuar hap portat dhe zemrat për t’ju pritur e për t’ju siguruar se kjo Ditë e rinisë përuron një epokë të re feje dhe shprese për kontinentin tonë e për mbarë botën”. Kështu e përshëndeti Papën, presidenti i Republikës së Panamasë, Juan Carlos Varela Rodriguez, para se Ati i Shenjtë të shqiptonte fjalimin e tij të parë të udhëtimit të 26-të apostolik ndërkombëtar, nga Pallati Bolivar, para autoriteteve, Trupit Diplomatik dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile.

Të rinjtë, ndërtuesit e ardhshëm të rendit botëror

 “Jam i sigurtë se ndër mijëra të rinjtë, që marrin pjesë në këtë Ditë, gjejmë edhe ndërtuesit e ardhshëm të rendit botëror”, nënvizoi Varela. Ata “do të punojnë, që pasuritë e këtij planeti të mrekullueshëm të shpërndahen ndër të gjithë banorët e t’u japin atyre mundësinë për një jetë të denjë, pa përjashtuar askënd”.

Vizita e Papës, shpresë për zgjidhjen e problemeve

 “Vizita juaj në Panama – vijoi presidenti – ndërthuret me rrjete të rëndësishme globale e do të bëhet zëri i fesë dhe i shpresës për të rinjtë e atyre vendeve, që përballen me konflikte politike e shoqërore, me kriza humanitare, me fatkeqësi natyrore, dhunë, pabarazi, probleme si krimi i organizuar dhe me gjetjen e alternativës për një emigracion të ndërlikuar e të dhimbshëm”.

24 janar 2019, 17:37