DBR-ja e Papës Françesku dhe shtegtimi në Panama, në një minut
R: SH. - Vatikan
I gjithë shtegtimi apostolik i Papës Françesku në Panama, në një minut! Pamjet, shumë prej të cilave xhiruar nga kameramanët e Vatican Media, që shoqëruan Papën, janë vërtet emocionuese. Që nga përshëndetja e gazetarëve gjatë fluturimit, tek dalja me presidentin Varela në ballkonin e rezidencës së tij, me horizontin pa fund të Gjirit të Panamasë përballë, tek takimet me autoritetet vendase e ipeshkvijtë qendramerikanë e parakalimi i flamujve të ceremonisë së mirëseardhjes të DBR-së. Pastaj hekurat e burgut të të miturve të Pacoras e rrëfimet e të rinjve, në kërkim të një jete të re, e Udha e Kryqit, me kryqin prej druri të ngrënë nga 34 DBR-të.
Montim i shpejtë, emocione që mbeten
Syri i telekamerës na çon, pastaj, në drekën me të rinjtë Seminarit të madh e në perëndimin magjik mbi 600 mijë të rinjtë e mbrëmësores në Campo San Juan Pablo II. Të njëjtat fytyra, madje 100 mijë më shumë, por pakëz më të lodhura, të shndritura nga dielli i janarit panamez, dëgjojnë homelinë e Françeskut në Meshën përfundimtare dhe njoftimin për Takimin e DBR-së në Lisbonë, më 2022. Sekondat e fundit, përshëndetja koreane e atë John Oh Woong-Jin, françeskanit themelues të bashkësisë së Kkttongnae, në Shtëpinë e Samaritanit të Mirë dhe ajo plot emocion e ipeshkvijve, në aeroportin Tocumen, me Papën para portës së avionit, që përshëndet me dorë, para fluturimit drejt Romës. Mirupafshim në Lisbonë - duket sikur thotë dora Françeskut!