Kërko

DBR-ja e Papës Françesku dhe shtegtimi në Panama, në një minut

Video me pamjet më të bukura e domethënëse të shtegtimit apostolik n. 26 të Papës, nga nisja prej Fiumicinos, tek përshëndetja në aeroportin Tocumen, duke kaluar nëpër rrëfyestoret e të rinjve të burgut të Pacoras, për të soditur, më pas, fytyrat të 600 mijë të rinjve të Mbrëmësores në Kampo San Juan Pablo II

R: SH. - Vatikan

I gjithë shtegtimi apostolik i Papës Françesku në Panama, në një minut! Pamjet, shumë prej të cilave xhiruar nga kameramanët e Vatican Media,  që shoqëruan Papën, janë vërtet emocionuese. Që nga përshëndetja e gazetarëve gjatë fluturimit, tek  dalja me presidentin Varela në ballkonin  e rezidencës së tij, me horizontin pa fund të Gjirit të Panamasë përballë, tek takimet me autoritetet vendase e ipeshkvijtë qendramerikanë e parakalimi i flamujve të ceremonisë së mirëseardhjes të DBR-së. Pastaj hekurat e burgut të të miturve të Pacoras e rrëfimet  e të rinjve, në kërkim të një jete të re, e Udha e Kryqit, me kryqin prej druri të ngrënë nga 34 DBR-të.

Montim i shpejtë, emocione që mbeten

Syri i telekamerës na çon, pastaj, në drekën me të rinjtë Seminarit të madh e në perëndimin magjik mbi 600 mijë të rinjtë e mbrëmësores në Campo San Juan Pablo II. Të njëjtat fytyra, madje 100 mijë më shumë, por pakëz më të lodhura, të shndritura nga dielli i janarit panamez, dëgjojnë homelinë e Françeskut në Meshën përfundimtare dhe njoftimin për Takimin e DBR-së në Lisbonë, më 2022. Sekondat e fundit, përshëndetja  koreane e atë John Oh Woong-Jin, françeskanit themelues të bashkësisë së Kkttongnae, në Shtëpinë e Samaritanit të Mirë dhe ajo plot emocion e ipeshkvijve, në aeroportin Tocumen, me Papën para portës së avionit, që përshëndet me dorë, para fluturimit drejt Romës. Mirupafshim në Lisbonë - duket sikur thotë dora Françeskut!

28 janar 2019, 12:47