Logoja e shtegtimit të Papës në Rumani: “Të ecim së bashku” Logoja e shtegtimit të Papës në Rumani: “Të ecim së bashku” 

Papa Françesku do të shkojë në Rumani

“Nga 31 maji deri më 2 qershor 2019, Papa Françesku do të jetë në Rumani. Njoftimin e dha sot paradite Salla vatikanase e Shtypit.

R. SH. - Vatikan

U botua, sot paradite, Deklarata e Drejtorit “ad interim” të Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Alessandro Gisotti, lidhur me shtegtimin e ardhshëm  të Papës Françesku në Rumani. Ja teksti:

“Duke pranuar ftesën e Presidentit, të autoriteteve të Shtetit dhe të Kishës Katolike të Rumanisë, Shenjtëria e Tij Françesku do të bëjë një shtegtim apostolik në vend nga 31 maji, deri më 2 qeshor 2019, për të vizituar qytetin e Bukureshtit, të Iaşi e Blaj si dhe Shenjtëroren mariane të Șumuleu Ciuc. Programi i shtegtimit do të botohet së shpejti”.

11 janar 2019, 13:18