Kërko

 Marshim për jetën Marshim për jetën 

Francë: inkurajim i Papës, marshimit për jetën

Më 20 janar, në Paris, do të mbahet edicioni i 13-të i Marshimit për jetën. Nisma promovohet nga organizata të shumta, ndërmjet të cilave, shoqatat katolike. Mesazh i shkurtër i Papës Françesku

R. SH. - Vatikan

Respektimi i kundërshtimit për arsye të ndërgjegjes, për profesionin e mjekut: do të jetë ky, fokusi i Marshimit të 13-të për jetën, në program, në Paris, të dielën e ardhshme, 20 janar, duke nisur nga ora 13.30. Organizatorëve të ngjarjes u arriti inkurajimi i Papës, përmes një mesazhi të shkurtër, nënshkruar nga nunci apostolik në Francë, imzot Luigi Ventura.

Të dëshmohet vlera e patjetërsueshme e jetës

“Papa Françesku - lexohet në tekst - i përshëndet përzemërsisht  pjesëmarrësit në Marshimin për jetën. I frymëzuar nga bindja se gjithë e keqja, që bëhet në botë, përmblidhet në përbuzjen për jetën (audienca e përgjithshme, 10 tetor 2018), Papa i inkurajon pjesëmarrësit t’i dëshmojnë vazhdimisht vlerat e patjetërsueshme të dinjitetit njerëzor e të jetës”.

E drejta e kundërshtimit për arsye të ndërgjegjes

“Pavarësisht nga përpjekjet për ta paraqitur abortin si diçka të rëndomtë -  pohojnë organizatorët, ndërmjet të cilëve, shumë organizma katolike -  ky gjest përbën, për gjithë shoqërinë civile, një rast të vërtetë, të lidhur ngushtë me ndërgjegjen. Marshimi, prandaj, synon të tingëllojë si thirrje drejtuar francezëve, që ta mbrojnë me vendosmëri jetën e sapokrijuar,  duke shfrytëzuar për këtë, të drejtën e kundërshtimit për arsye të ndërgjegjes”.

14 janar 2019, 16:08