Kërko

2019.01.19 Messa celebrata nella forma straordinaria del Rito romano 2019.01.19 Messa celebrata nella forma straordinaria del Rito romano  

Detyrat e Komisionit ‘Ecclesia Dei’ kalojnë te Kongregata e Doktrinёs sё Fesё

Papa shfuqizoi Komisionin Papnor ‘Ecclesia Dei’ krijuar pas skizmës Lefebvriane: detyrat qё kishte i kalojnë Kongregatës për Doktrinën e Fesё

R.SH. - Vatikan

Me një Letër apostolike nё formën "Motu proprio" tё datёs 17 janar 2019, Papa Françesku ka vendosur shfuqizimin e Komisionit Papnor ‘Ecclesia Dei’, themeluar më 2 korrik 1988 nga Shën Gjon Pali II, menjëherë pas shkishërimit të kryeipeshkvit Marsel Lefevrë dhe të katër ipeshkvijve të Vëllazërisë së Shën Piut X, shuguruar nga prelati francez pa mandat papnor, me "detyrë pёr tё bashkëpunuar me Ipeshkvijtë dhe me Dikasteret e Kuries Romake, për lehtësimin e bashkimit të plotë kishtar tё priftërinjve, seminaristëve, bashkësive tё veçanta apo komunitare tё rregulltarëve e tё rregulltareve, qё janё tё lidhur me Vёllazёrinё e themeluar nga Imzot Marcel Lefebvre, i cili e dëshironte bashkimin me Pasardhësin e Pjetrit në Kishën katolike, duke ruajtur traditat e veçanta shpirtërore dhe liturgjike”.

Detyrat e Komisionit kalojnë në Kongregatën e Selisë sё Shenjtë për Doktrinën e Fesë.

"Detyrat e Komisionit në fjalë, tani kalojnё tërësisht pranё Kongregatës për Doktrinën e Fesë, brenda së cilës do të ngritët një Seksion i veçantë me detyrë për të vazhduar punën e mbikëqyrjes, promovimit dhe  mbrojtjes qё deri më sot ёshtё kryer nga Komisioni Papnor i shfuqizuar ‘Ecclesia Dei’.

“Kam vendosur, më tepër,  - shkruan Papa - qё motu proprio aktual, duhet të respektohet, pavarësisht nga çdo gjë që e kundërt, dhe dekretohet  me botimin në gazetën L'Osservatore Romano të 19 janarit 2019, duke hyrë menjëherë  në fuqi, dhe më pas të vendoset në Komentarin zyrtar të Selisë së Shenjtë, Acta Apostolicae Sedis ".

Me motu proprio " ndryshojnë kushtet dhe rrethanat, por vazhdon dialogu me vëllazërinë meshtarake  Shën Piu X të themeluar nga Monsinjor Marcel Lefebvre dhe me ata që e ndoqën atë duke iu përmbajtur propozimit të tij shpirtëror dhe liturgjik" . Me kёtё dokument ёshtё vendosur që "dialogu ndёrmjet Selisë së Shenjtë dhe Vëllazërisë meshtarake të Shën Pirit X të drejtohet drejtpërdrejt" nga Kongregata për Doktrinën e Fesё, brenda së cilës do të formohet një seksion i veçantë” .

Kushtet ndryshuan

Papa Bergoglio shpjegon se ka marrë këtë vendim për arsye tё "ndryshimit" tё kushteve "që e çuan Shёn Gjon Palin II tё themelonte Komisionin Papnor ‘Ecclesia Dei’. Në fakt, Papa Françesku vëren, se "Institutet dhe Bashkësitë rregulltare që zakonisht kremtojnё liturgjinё e Meshës dhe tё Sakramenteve në formë të jashtëzakonshme tё Ritit Romak, sot e kanë gjetur stabilitetin e tyre në numra dhe jetë".

Për më tepër, duhet konstatuar se "qëllimet dhe çështjet e trajtuara nga Komisioni Papnor ‘Ecclesia Dei’ janë të një natyre kryesisht doktrinare". Problemet që linden me bashkësinë e Shën Piut X janë pikërisht të natyrës doktrinore e derisa nuk do të sqarohen, do t’i pengojnë meshtarët e Vëllazërisë të kenë statusin kanonik në Kishë e ta ushtrojnë në mënyrë të ligjshme e misionin e tyre.

Me këtë Motu Proprio Papa Françesku dëshiron "që këto synime të bëhen gjithnjë e më të dukshme për ndërgjegjësimin e bashkësive kishtare, qё të sqarohen çështjet doktrinare e të përshpejtohet udha e bashkimit. "Për më shumë se tridhjetë vjet - shkruan Papa Françesku - Komisioni Ecclesia Dei’ e kreu detyrën me vëmendje e zell të sinqertë dhe punë të lavdërueshme".

Pas "reflektimit të gjerë"

Vendimi i sotëm - shpjegon Papa Françeskut - ka ardhur "pas një reflektimi të gjerë", pasuar nga disa hapa të veçantë: në mbledhjen e 15 nëntorit 2017, Kongregata për Doktrinën e Fesё kërkoi që të drejtonte drejtpërdrejt dialogun ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Vëllazërisë Meshtarake tё Shën Piu X, duke "qenё çështje që kanë të bëjnë me një karakter doktrinor"; Papa e miratoi këtë kërkesë më 24 nëntorin e mëpastajshëm dhe ky propozim u mirëprit nga Sesioni Plenar i Dikasterit në janar të këtij viti

19 janar 2019, 20:02