Kërko

  Logo e Shtegtimit Apostolik në Emiratet Arabe Logo e Shtegtimit Apostolik në Emiratet Arabe 

Shtegtimi i Papës në Emiratet Arabe

Françesku do të vizitojë Abu Dhabi nga 3 deri më 5 shkurt 2019, për të marrë pjesë në Takimin Ndërkombëtar Ndërfetar, kushtuar “Vëllazërimit njerëzor”.

R. SH. - Vatikan

Duke pranuar ftesën e Shehut Mohammed bin Zayed Al Nahyan, Prínc trashëgimtar i Abu Dhabi, Papa Francesco do të vizitojë Abu Dhabi-n (Emiratet e Bashkuara Arabe), nga 3 deri më 5 shkurt 2019, për të marrë pjesë në Takimin Ndërkombëtar Ndërfetar mbi “Vëllazërimin njerëzor”.

Njoftimin e dha sot drejtori i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Greg Burke. Vizita është përgjigje, që i jepet edhe ftesës së Kishës katolike në Emiratet e Bashkuara Arabe.

06 dhjetor 2018, 13:45