“Papët e mëdhenj”, treguar për Tv, më 13 dhjetor në Nove

U paraqitën, pranë Vikariatit të Romës, katër episode, kushtuar “Papëve të mëdhenj”, prodhim i Discovery Italia, Ofiçinës së Komunikimit dhe Vatikan Media, në bashkëpunim me Dikasterin e Selisë së Shenjtë për Komunikimin. Gjatë serisë tregohen çastet më domethënëse të papnisë së Françeskut, Benediktit XVI, Gjon Palit II dhe Gjonit XXIII.

R. SH. - Vatikan

“Televizioni e bukuria ‘nuk janë të papajtueshëm’”: në një kohë, kur duket sikur ka humbur aftësia për ta shijuar të bukurën  e edhe për ta bërë pronë të njerëzimit, ka rëndësi të gjinden udhë të përbashkëta për ta komunikuar transhendenten, për të punuar së bashku, edhe pse me gjuhë të ndryshme”. Me këto fjalë Paolo Ruffini, prefekt i Dikasterit të Selisë së Shenjtë për Komunikimin, e paraqiti projektin “Papët e mëdhenj”, prodhim i Discovery Italia, Oficina e Komunikimit dhe Vatikan Media. Në Sallën e Pajtimit të Vikariatit të Romës, imzot Dario Edoardo Viganò, këshilltar i të njëjtit dikaster, shpjegoi më pas, “vlerën e madhe” të projektit: katër dokumentarë, 75 minuta secili, kushtuar Papës Françesku, Benediktit XVI, Gjon Palit II dhe Gjonit XXIII, të cilët do të transmetohen më 13 dhjetor, në orën 21.25, në kanalin Nove. Discovery - shtoi këshilltari i Dikatetrit të Selisë së shenjtë për Komunikimin “propozon për herë të parë një seri me temë fetare” e me  180 vendet e mbuluara, arrin larg “rrëfimin e rkishetrë”.

Historia e treguar deri në të sotmen  

Seria tregon çsaste4te më doemthënëse të papnisë së Jorge Bergolios, Joseph Ratzinger, Karol Wojtyla,  e Giuseppe Angelo Roncalli, përmes dëshmive të  drejtpëdrejta të  atyre që ishin pranë tyre,m  që I tsakuan  gjatë ngjrjervbe e sitiata zyrtare, të atyre që studim mendimin e  ose ksuh frymëziohet nga vepritari e tyre. Sescli nga pjesëmarrësir tregon anekdota të jetuara e  çaste intuime, që skicojnë porttere të paritua të këtyre burrave, duke hyrë në hollësitë e shëmbëlltyrës së tyre njerxëore, përveç se shpirtërore.

07 dhjetor 2018, 12:43