Tirolezët në Sheshin e Shën Pjetrit Tirolezët në Sheshin e Shën Pjetrit 

Papa përshëndet “Schützen” tirolezë dhe u uron Krishtlindje të gëzuar

Gjatë përshëndetjeve, që pasojnë zakonisht katekizmin e audiencës së sotme të përgjithshme, Papa Françesku kujtoi, ndërmjet tjerësh, Schützen tirolezë.

R. SH. - Vatikan

Gjatë përshëndetjeve, që pasojnë zakonisht katekizmin e audiencës së përgjithshme, Papa kujtoi, ndërmjet tjerësh, Schützen tirolezë, 7 mijë vetë, të pranishëm në Sallën  Pali VI, që dalloheshin menjëherë mes turmës, sepse të gjithë me veshjet e tyre mrekullisht të bukura tradicionale. “Shpirti Shenjt na ndihmoftë t’ua çojmë paqen e Krishtlindjes dhe dashurinë e Krishtit burrave dhe grave të kohës sonë” - ishte urimi drejtuar bersalierëve tirolezë, shoqëruar nga ipeshkvi i Innsbruck, imzot Hermann Glettler - të cilët, duke nisur nga shekulli XVI, ishin milicë të mbrojtjes territoriale në Kontenë e Tirolit. Schützen iu gjegjen përshëndetjes së Papës  duke  brofur në këmbë e duke  nisur një këngë tradicionale, që e duatrokitën të gjithë, të prirë nga Françesku.

Duke përshëndetur, gjithnjë në përfundim të audiencës, shtegtarët e gjuhës italiane,  Papa u rikthye, siç pati bërë në fillim, tek tema e Krishtlindjes, me  lutjen drejtuar Atit qiellor:

“Zgjoje në ne dashurinë Tënde për mbarë njerëzimin, si atëhere kur, në Jezusin,  more pa asnjë ngurrim, natyrën tonë njerëzore” .

Papa përshëndeti, ndërmjet tjerësh, edhe Shoqatën italiane të viktimave civile të luftës dhe grupin paraolimpik të mbrojtjes.  

19 dhjetor 2018, 14:42