Papa: ndjeti i lutjes për shërbimin e transmetimit të fesë

Nëse duam ta përçojmë fenë me fjalë, duhet të dëgjojmë shumë. Kjo, ftesa e Papës Françesku në videomesazhin për ndjetin e lutjes në muajin e dhjetorit.

R.SH. - Vatikan

“Të imitojmë stilin e Jezusit, i cili u përshtatej njerëzve, që kishte përpara, për t’i afruar me dashurinë e Zotit”. Kështu thotë Papa Françesku në videomesazhin e publikuar nga Rrjeti Botëror i Lutjes së Papës, me ndjetin për muajin dhjetor.

Dialog e dëgjim

         Në ftesën e tij, Papa u referohet atyre, që shërbejnë në Kishë, me detyrën për të transmetuar fenë. “Nëse duam ta përçojmë fenë me fjalë, duhet të dëgjojmë shumë”, vëren. Ati i Shenjtë vë në dukje edhe rëndësinë e gjuhës së përdorur, e cila duhet të jetë e përshtatshme për botën e sotme:

         “Të lutemi që personat e impenjuar në shërbimin e transmetimit të fesë të gjejnë një gjuhë të përshtatshme për sot, në dialog me kulturat dhe me zemrat e njerëzve, e sidomos, duke dëgjuar shumë”.

Një rrjet lutjeje

         Çdo muaj, lutja e Papës ka një ndjet ungjillëzimi dhe një tjetër universal. Përmes Apostullimit të lutjes, Françesku thekson rëndësinë për t’u gjunjëzuar para Zotit me përvujtëri, siç kujtoi edhe në audiencën e përgjithshme të djeshme, në Sallën Pali VI:

“Lutjen e përvuajtur e dëgjon Zoti”.

06 dhjetor 2018, 16:01