Kërko

 Papa me të rinjtë - në mes të tortës së ditëlindjes Papa me të rinjtë - në mes të tortës së ditëlindjes 

Kuriozitet. Ditëlindja e Françeskut: të rinjtë e botës dhe torta e Papës

Sipas traditës, ëmbëltorja Hedera e Borgo Pio-s, në zemër të Romës, e realizoi edhe sivjet tortën e ditëlindjes së Papës Françesku. Tortë tematike!

R. SH. - Vatikan

Sipas traditës, ëmbëltorja Hedera e Borgo Pio-s, në zemër të Romës, e realizoi edhe sivjet tortën e ditëlindjes së Papës Françesku. Tortë tematike! Tema e zgjedhur për 82-vjetorin e Atit të Shenjtë ishte ajo e të rinjve. Fill (krem) i kuq ky, që lidh Papën Françesku dhe të rinjtë në të gjithë botën, që nga fillimi i papnisë e edhe sinodin e tetorit, me shtegtimin e ardhshëm të Bergoglio-s në Panama.

Për tortën e Papës u zgjodhën një mori lëndësh të para, të gjitha të freskëta, ardhur nga fermat papnore. Doemos! Torta, që gatuhej, nuk ishte thjesht ëmbëlsirë, por tortë-mesazh! Papni e treguar me të ëmbla! Bazuar, si zakonisht, mbi temat e aktualitetit papnor. Më 1916 Papa “u takua” mbi tortën e ditëlindjes, me fëmijët e Halebit. Takim i realizuar me kremra nga pastiçerët e talentuar. E, kur Françesku mbushi 80 vjet, mbi siprinën e ëmbësirës u duk, i gatuar me lloj-lloj kremrash, Shën Gjergji (Papa quhet pikërisht Gjergj), duke përshkuar tej e mbanë djallin prej kremi të zi, me heshtën e tij prej çokollate! Pastiçieri vinte, kështu, në dukje, veprimtarinë reformiste të Bergoglios. Duke treguar se idetë e mëdha mund të  shprehen edhe me brumin e tortave e betejat, të fitohen mbi një “fushë” të trashë kremrash. Lufta të fituara me gjak “luleshtrydhjesh”…

17 dhjetor 2018, 16:25