Papa duke vizituar varrezën e  Kishës së Rruzares Shenjte Papa duke vizituar varrezën e Kishës së Rruzares Shenjte 

Tweet i Papës Françesku: vdekja nuk e ka fjalën e fundit!

Në ditën e sotme, kur përkujtojmë të gjithë besimtarët e vdekur, Papa na ngushëllon me një tweet të ri: “Jezusi ia hoqi vdekjes fjalën e fundit: kush beson në Krishtin, do të shndërrohet nga dashuria përdëllyese e Atit për një jetë të amshuar e të lume!”.

R. SH. - Vatikan

“Besimi ynë në ringjalljen na bën njerëz të shpresës e jo të dëshpërimit, njerëz të jetës, e jo të vdekjes, sepse na ngushëllon premtimi i jetës së pasosur, që buron nga Krishti i ngjallur”. Papa ka folur shumë herë për përkujtimin e sotëm të të gjithë besimtarëve të vdekur, duke na kujtuar se Jezusi “me dashurinë e Tij, e copëtoi zgjedhën e vdekjes e na hapi portat e jetës”.

Shpresa e jetës - pati kujtuar Papa më 3 nëntorin e kaluar në Meshën për shpirt të kardinajve e ipeshkvijve të vdekur gjatë vitit - e rindezur nga Fjala e Zotit, na ndihmon të mbushemi plot me shpresë përballë vdekjes. Mbasi Jezusi na dëshmoi se ajo nuk është fjala e fundit. Fjala e fundit  është dashuria përdëllyese e Atit, që na shndërron e na bën  të jetojmë përgjithmonë në bashkim të amshuar me Të”.

02 nëntor 2018, 14:49