Kërko

Papa Françesku: Identiteti e përkatësia

Videomesazh i Papës drejtuar të rinjve të Scholas Occurrentes të Buenos Ajres: “Që identiteti të mos bëhet mohim i ndryshimit, ka nevojë për takimin me tjetrin”

R. SH. - Vatikan

Me një videomesazh, Papa Françesku iu drejtua të rinjve të Scholas Occurrentes të Buenos Ajres, rrjet botëror i instituteve edukative, organizuar në kryeqytetin e Argjentinës nga kryeipshkvi i asokohshëm, Jorge Bergoglio, me emrin “Escuela de Vecinos” dhe “Suore Scolastiche”. Që nga 13 gushti i vitit 2013, Scholas Occurrentes u bë, sipas dëshirës së Papës Françesku, Fondacion i së drejtës papnore. I pranishëm në 190 shtete, në të pesë kontinentet, aktualisht është lëvizja më e madhe studenteske në nivel botëror, me 450 mijë shkolla, agjenci edukative dhe një platformë dixhitale. Objektivi i fondacionit është  të promovojë kulturën e takimit, të dialogut, të impenjimit civil dhe të dinjitetit të njeriut.

Identitet e mikpritje

Zemra e mesazhit të Papës Françesku drejtuar të rinjve të Scholas të Buenos Ajres, është besnikëria ndaj rrënjëve, për të mikpritur të afërmin. Udhë e mundshme, kjo, e jo kontradiktore:

“Mos e shisni atë, që është më e thellë në ne e që është përkatësia, identiteti, i cili udhës bëhet takim i identiteteve të ndryshme, për t’ju pasuruar anasjelltas! Bëhet vëllazërim!”.t

01 nëntor 2018, 16:53