Dita Botërore e Paqes Dita Botërore e Paqes 

Papa Françesku: "Politika në shërbim të paqes". Tema e mesazhit për Ditën e Paqes 2019

Angazhimi politik është shprehje e larta e dashurisë që ka përzemër të mirën e qytetarëve, të ardhmen e rinjve dhe të më të vegjëlve. U publikua sot tema e Mesazhit të Papës për Ditën e 52-të Botërore të Paqes e cila do të kremtohet më 1 janar 2019.

R.SH. - Vatikan

"Politika e mirë është në shërbim të paqes".  Kjo është tema e zgjedhur nga Papa Françesku për mesazhin e Ditës së 52-të Botërore të Paqes, që kremtohet më 1 janar 2019. Duke dhënë lajmin, zyra e shtypit e Vatikanit, shton gjithashtu edhe komentin e mëposhtëm: "Përgjegjësia politike i takon dhe përket çdo qytetari, e  në mënyrë të veçantë atyre që kanë marrë mandatin për t’i mbrojtur dhe qeverisur qytetarët. Ky mision konsiston në ruajtjen e së drejtës ligjore dhe në nxitjen e dialogut ndërmjet aktorëve të shoqërisë, ndërmjet gjeneratave dhe ndërmjet kulturave.

Nuk ka paqe pa besim të ndërsjellët. E besimi ka si kusht të parë respektimin e fjalës së dhënë, thënë shqip, respektimin e besës së dhënë. Angazhimi politik - që cila është një nga shprehjet më të larta të dashurisë - sjell shqetësimin, do të thotë angazhimin për të ardhmen e jetës dhe të planetit, e për të rinjtë dhe më të vegjlit, në etjen e synimin e tyre drejt realizimit.

Kur njeriu respektohet në të drejtat e tij - siç kujtonte Papa Shën Gjoni XXIII në Enciklikën Pacem in terris (1963) - në të mbin ndjenja e detyrës për t’i respektuar të drejtat e të tjerëve. Të drejtat dhe detyrat e njeriut e rrisin vetëdijen e përkatësisë brenda të njëjtit komunitet, me të tjerët dhe me Zotin (krh. Ibid., 45). Pra, jemi të thirrur që ta sjellim dhe ta shpallim paqen si një lajm të mirë për një të ardhme ku çdo person do të konsiderohet në dinjitetin e tij dhe në të drejtat e tij ".

06 nëntor 2018, 11:48