Kërko

Ati i Shenjtë Françesku Ati i Shenjtë Françesku  

Papa: më 14 shkurt 2019 do të jetë në Fondin Ndërkombëtar për Zhvillimin Bujqësor

"Më 14 shkurt 2019, Ati i Shenjtë Françesku do të jetë i pranishëm në ceremoninë e hapjes së Sesionit të 42-të të Këshillit të guvernatorëve të Fondit Ndërkombëtar për zhvillimin bujqësor (IFAD), Agjencisë së Kombeve të Bashkuara në Romë".

R.SH. - Vatikan

"Më 14 shkurt 2019, Ati i Shenjtë Françesku do të jetë i pranishëm në ceremoninë e hapjes së Sesionit të 42-të të Këshillit të guvernatorëve të Fondit Ndërkombëtar për zhvillimin bujqësor (IFAD), Agjencisë së Kombeve të Bashkuara në Romë". Lajmin e dha sot drejtori i zyrës së shtypit të Vatikanit, Greg Burke.

Qeveritë ta favorizojnë pjesëmarrjen e plotë të popujve vendas

Qeveritë ta favorizojnë pjesëmarrjen e plotë të popujve vendas. Këtë u Papa Françesku rreth 40 përfaqësuesve të popujve vendas, në përfundim të Forumit të Tretë, të cilët i priti në audiencë në Sallën e vogël, pranë asaj të Palit VI, në Vatikan, më 15 shkurt 2017. Takimi, që u mbajt në Romë në fillim të shkurtit 2017, u organizua nga Ifad, Fondi Ndërkombëtar për Zhvillimin Bujqësor, i cili më 2017 kremtoi 40-vjetorin e themelimit.

Papa Françesku përshëndeti 40 mysafirët, përfaqësues të 30 popujve vendas, domethënë, të 370 milionë banorëve. Banorë, që jetojnë në 90 vende të ndryshme të Azisë, Afrikës e Amerikës Latine, që përbëjnë 5% të popullsisë botërore, e, njëkohësisht, edhe 15% të varfërisë globale.

Për bashkëpunimin ndërmjet qeverive e popujve vendas, duhet e drejta e miratimit paraprak

Fjalimi i Papës Bergoglio u nis nga çështja kryesore e diskutuar në Forumin e Tretë: si të kombinohet e drejta për zhvillim, me mbrojtjen e karakteristikave të popullsive autoktone e të trojeve të tyre, posaçërisht kur bëhet fjalë për veprimtari ekonomike, që mund të ndërthuren me kulturat vendase. Për Papën Françeskun, duhet të ketë gjithnjë epërsi e drejta për informim dhe miratim paraprak, siç e parashikon neni i 32-të i Deklaratës mbi të drejtat e popujve vendas:

“Sólo así se puede garantizar una cooperación pacífica …

“Vetëm kështu është e mundur të sigurohet bashkëpunimi paqësor ndërmjet autoriteteve qeveritare dhe popujve vendas, duke kapërcyer kundërshtimet e konfliktet”.

Të vlerësohet e të favorizohet pjesëmarrja e plotë

Por, përtej miratimit paraprak, është edhe një aspekt tjetër, që Papa Bergoglio e ka shumë për zemër: ai i pjesëmarrjes së plotë, domethënë, i përfshirjes, e jo vetëm i përfilljes. Në hartimin e projekteve e të vijave udhëheqëse, duhet pasur mirë parasysh që të përfshihet edhe identiteti i popujve vendas, me vëmendje të posaçme për gratë e të rinjtë:

“Esto implica que los gobiernos reconozcan que las comunidades indígenas …

Kjo do të thotë që qeveritë të pranojnë se Bashkësitë autoktone janë pjesë përbërëse e popullsisë e se duhen vlerësuar, përfillur e duhet të marrin pjesë plotësisht në jetën e vendit, në nivel lokal e kombëtar”.

27 nëntor 2018, 13:35