Cerca

Vatican News
 Venediku ngjyroset me ngjyrë të kuqe Venediku ngjyroset me ngjyrë të kuqe 

Papa mbështet nismën e Venedikut: tërheq vëmendjen mbi të krishterët e persekutuar

Edicioni 2018 i shtegtimit të të rinjve tek Zoja e Shëndetit, në Venedik, titulluar: “Maria, grua e fortë në fe”. I kushton vëmendje të veçantë dëshmisë dhe martirizimit të të krishterëve të persekutuar për fenë e tyre, në një mori visesh të botës.

R: SH. - Vatikan

Me rastin e nismës së ACS (Ndihmë për Kishën që Vuan) “Venediku ngjyroset me të kuqe”, Papa i dërgon një mesazh Patriarkut, imzot Francesco Moraglia. I kujton, kështu, botës, ngjyrën e gjakut të krishterë, që vijon të derdhet në vise të ndryshme.

Sonte Venediku do të ketë ngjyrën e gjakut

Sonte, për të kujtuar miliona të krishterët e perskutuar në botë, posaçërisht Asia Bibin, pafajsia e së cilës u njoh nga Gjykata e Lartë e Pakistanit më 31 tetorin e kaluar, Canal Grande i Venedikut dhe vise të tjera të Lagunës, do të ndriçohen me dritë të kuqe, simbol i gjakut të të krishterëve, që vijon të derdhet në të katër anët e botës.

Mesazhi i Papës

“Ne mesazhin e rastit, drejtuar imzot Moraglia-s - nënshkruar nga kardinali Pietro Parolin - Papa uron që nisma “Venediku ngjyroset me të kuqe”, organizuar sonte nga Patriarkati  dhe NDKV, të tërheqë vëmendjen e të gjithëve për problemin e rëndë të diskriminimit, që pësojnë të krishterët në të katër anët e botës”. Ati i Shenjtë u drejton përshëndetjen e tij të përzemërt të rinjve pjesëmarrës në shtegtimin dioqezan, që do t’i paraprijë ndriçimit të Bazilikës së Zojës së Shëndetit, përpara Kanalit të Madh (Canal grande) Ponte di Rialto dhe viseve të tjera simbol  të qytetit  lagunor. Ngjarje që - kujtohet në mesazh – “ka për qëllim të tërheqë vëmendjen e opinionit publik mbi dramën e një mori të krishterësh të persekutuar në të katër anët e botës, për fenë e tyre”.

Në teks kujtohet edhe se “ka vende ku imponohet një fe e vetme e të tjera, ku vijon persekutimi i dhunshëm ose nëpërkëmbja kulturore e dishepujve të Krishtit”. Ja, pra, pse janë shumë të rendësishme ngjarje të tilla, si kjo e Venedikut, organizuar nga NDKV, që ka ndriçuar me ngjyrë gjaku edhe monumente të tjera, si Koloseum, për t’i kujtuar botës shkeljet e lirisë fetare në një mori vendesh. Një e drejtë, kjo, themelore për njeriun - lexohet akoma në mesazhin papnor - që duhet njohur, sepse pasqyron dinjitetin e tij më të lartë”.  

Nisma e Patriarkatit dhe e NDKV sot e nesër

Shtegtimi i të rinjve, i kryesuar sonte nga patriku, imzot Francesco Muraglia, që do të niset në orën 18.15 nga Sheshi i Shën Markut, për të arritur në Bazilikën e Zojës së Shëndetit, do t’i paraprijë ndriçimit të vetë Bazilikës, të Canal Grande e Ponte di Rialto, si dhe viseve të tjera, simbolike të qytetit. Një mendim i veçantë do t’i kushtohet Asia Bibit, ndërsa imzot Botros Fahim Awad Hanna, ipeshkëv kopto-katolik i Mynia, në Egjipt, do të japë dëshminë e  martirizimit të besimtarëve të tij.

Nesër, në orën 10.00, do të kremtohet Mesha solemne, në Bazilikën e Longhena, kryesuar nga patriarku Muraglia.

 

20 nëntor 2018, 13:56