Cerca

Vatican News
 Ati i Shenjtë viziton ekspozitën  e pikturës ruse Ati i Shenjtë viziton ekspozitën e pikturës ruse 

Papa Françesku, sot paradite, vizitoi privatisht ekspozitën “ Shtegtim në Artin rus”.

Papa Françesku vizitoi sot ekspozitën “Shtegtim në artin rus. Nga Dionysius tek Malevich”, vendosur në Krahun e Ri të Karlit të Madh, në Vatikan.

R. SH. - Vatikan

Ati i Shenjtë shkoi sot paradite në Krahun e Ri të Karlit të Madh, në Vatikan, për të vizituar ekspozitën “Shtegtim në artin rus. Nga Diionysius tek Malevich”, për të cilën folëm hollësisht pak ditë më parë. Shoqërohej nga Barbara Jatta, drejtoreshë e Muzeve të Vatikanit dhe Zelfira Tregulova, drejtoreshë e Galerisë moskovite Tret’jakov. Vizita, me karakter privat, nisur në orën 10.00, zgjati 40 minuta. Njoftimin e jep  Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë.

27 nëntor 2018, 15:31