Kërko

Papa e fëmija argjentinas. Të lirë para Zotit, si më të vegjlit

Në audiencën e përgjithshme, një vogëlush argjentinas arriti të sigurojë një takim jashtë programit me Papën.

R. SH. - Vatikan

Në përfundim të audiencës së përgjithshme, në Sallën e Palit VI, një takim jashtë programit, që e ndoqën me interes gjithë të pranishmit: një fëmijë argjentinas arriti të shkojë fare pranë Papës, për ta përshëndetur e pastaj, e takoi, i shoqëruar nga e ëma. Papa reflektoi për këtë takim, duke folur lirisht.

“Este chico…

Ky fëmijë nuk mund të flasë; është pagojc, por ama di të ‘komunikojë’, di të shprehet. E ka një gjë, që më bën të mendoj: është i lirë, padisiplinisht i lirë. Po ama, i lirë! E më shtyn të pyes veten: “Po unë, a jam i lirë kështu, si fëmija, para Zotit? Kur Jezusi thotë se duhet të sillemi si fëmijët, na kujton se duhet të kemi lirinë, që ka një fëmijë para babait të vet… ky fëmijë të bën të mendosh…. Të kërkojmë hirin që të flasë!”.

28 nëntor 2018, 14:07