Kërko

Të heshtin armët, para gjuhës së zemrës: ndjeti i lutjes së Papës për nëntorin

Në shërbim të paqes, ndjeti i lutjes së Papës Françesku për muajin nëntor. Sot, Rrjeti ndërkombëtar i Apostullimit të Lutjes bëri të njohur videon e Atit të Shenjtë.

R.SH. - Vatikan

“Të gjithë e duam paqen – thuhet në të. – E, më shumë se kushdo tjetër, e dëshirojnë ata, që e vuajnë mungesën e saj. Mund të themi fjalë të mrekullueshme, por, nëse në zemrat tona nuk ka paqe, nuk do të ketë as në botë”.

         Papa Françesku kërkon më pas të zhduket dhuna, të bëhet zero e të rritet deri në 100% dhembshuria, pasi vetëm kështu mund të arrihet paqja ungjillore, që nuk përjashton askënd. “Të lutemi së bashku – ky, ndjeti i Papës – që gjuha e zemrës dhe e dialogut të mbizotërojnë gjithnjë mbi gjuhën e armëve”.

06 nëntor 2018, 16:00