Aksidenti ajror në Indonezi Aksidenti ajror në Indonezi 

Telegram ngushëllimi i Papës për aksidentin ajror në Indonezi

Lutja dhe afërsia e Françeskut për të gjithë ata, që u goditën nga aksidenti ajror jo larg Xhakartës, në Indonezi. Flitet për 189 të vdekur.

R. SH. - Vatikan

Në një telegram, nënshkruar nga sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, Papa Françesku shpreh ngushëllimet për aksidentin ajror në Xhakartë të Indonezisë, me  pasojë, 189 të vdekur .

Lutja e Papës

“Si mori me trishtim lajmin, Shenjtëria e Tij - lexohet në mesazh - u shpreh ngushëllimet  të gjithë atyre, që u goditën nga kjo tragjedi”. Papa siguron se lutet për viktimat dhe familjet e tyre, duke i kërkuar Zotit të gjithëpushtetshëm t’u japë paqe e forcë”.

Në avion, një Boeing 737, ishin 181 udhëtarë, gjashtë anëtarë të ekuipazhit e dy pilotë: njëri, me kombësi indiane, i vetmi i huaj në bord, përveç një italiani,  Fluturimi  zgjati vetëm 13 minuta e, pas shkëputjes nga aeroporti i Xhakartës, mjeti u fundos në det. Ndëmjet viktimave, edhe një fëmijë e dy të posalindur.  

29 tetor 2018, 14:21