Kërko

2018.10.08 S.E. Milo Djukanovic Presidente Montenegro 2018.10.08 S.E. Milo Djukanovic Presidente Montenegro 

Tek Papa, presidenti i Malit të Zi, Milo Djukanović

Gjatë bisedës: marrëdhëniet e mira Seli e Shenjtë – Mali i Zi, kontributi i bashkësisë katolike në shoqërinë malazeze, procesi i integrimit evropian, promovimi i bashkëjetesës ndëretnike dhe ndërfetare, si edhe mbrojtja e ambientit.

R.SH. - Vatikan

Sot paradite, Papa Françesku priti në audiencë, në Pallatin Apostolik, në Vatikan, presidentin e Republikës së Malit të Zi, Milo Djukanović, i cili më pas u takua edhe Sekretarin e Shtetit, kardinalin Pietro Parolin, shoqëruar nga Sekretari për Marrëdhëniet me Shtetet, imzot Paul Richard Gallagher.

Gjatë bisedës së përzemërt, lexohet në një komunikatë të Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, u shpreh vlerësimi për marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve, konsoliduar nga Marrëveshja Bazë e vitit 2011, si edhe u vu në pah roli pozitiv i bashkësisë katolike në shoqërinë malazeze.

Më pas, u fol për gjendjen në vend dhe për procesin e integrimit evropian, por edhe për tema me interes rajonal, ndër të cilat, impenjimi në promovimin e bashkëjetesës ndëretnike dhe ndërfetare, si edhe mbrojtja e ambientit. Së fundi, u shkëmbyen opinione mbi disa çështje ndërkombëtare, duke iu referuar veçanërisht, zgjidhjes së konflikteve.

Photogallery

Audienca e Papës Françesku Presidentit të Malit Zi Milo Djukanovic
08 tetor 2018, 14:54