VATICAN-POPE VATICAN-POPE 

Papa tё rinjve tё Sinodit: "Shkoni përpara, pa frikë, me guxim. Dhe bisedoni me të moshuarit"

Papa tё rinjve, shtoi: "Shkoni përpara, pa frikë, me guxim, në dialog". "Ju nuk keni çmim, nuk jeni mall tregu në ankand". «Kujdes nga interneti, nëse u bën tё luhatshëm, më mirë ndërpriteni».

R.SH. - Vatikan

Takimi "Ne Për. Tё vetmit, solidar, krijues" kushtuar të rinjve dhe realizuar me dëshirën e Papës Françeskut nёn organizimin e Kongregatës sё Vatikanit për Edukimin Katolik, u mbajt pasdite në sallën e Palit VI, nё kuadrin e Asamblesë së XV tё Përgjithshme të Sinodit të Ipeshkvijve mbi temën "Të rinjtë, feja dhe shoshitja e thirrjes" (3-28 tetor 2018).

Gjatë takimit, qё u karakterizua nga programi artistik dhe dëshmitë e tё rinjve, Papa Bergolgio u përgjigj në pyetjet e disa të rinjve. Ati i Shenjtё Françesku, pasi hyri nga porta e pasme midis kremtimeve të të pranishmëve, u ul në radhën e parë me ipeshkvijtë, që marrin pjesë në asamblenë sinodale, për të ndjekur momentet muzikore dhe artistike të organizuara nga vajzat dhe djemtë posaçërisht pёr Papёn dh Etёrit sinodalё.

E të rinjtë nga mbarё bota ofruan për Papën dhe Etërit sinodale momente të bukura artistike, muzikore dhe sidomos dëshmitё e tyre mbi tri temat që janë veçanërisht të rëndësishme për ta: kërkimi i identitetit personal, marrëdhëniet dhe jeta si shërbim e dhuratё.

E Papa Françesku, i cili mori fjalën në fund të "festivalit", e fillimisht tha me shaka: "Pyetjet me shkrim janë kёtu, përgjigjen do t’ua japin Etërit e Sinodit, sepse nëse u jap përgjigjet tani këtu, do ta anuloj Sinodin! Përgjigja duhet të vijë nga të gjithë: nga diskutimi ynë. Mbi të gjitha duhet të jenë pёrgjigje të bëra pa frikë".

E duke iu drejtuar tё rinjve,  Papa Bergolgio shtoi: "Shkoni përpara, pa frikë, me guxim, në dialog". "Ju nuk keni çmim, nuk jeni mall tregu në ankand". «Kujdes nga interneti, nëse u bën tё luhatshëm, më mirë ndërpriteni».

Pastaj Papa e kёrkoi të rinjtë guximin, koherencën dhe konkretizimin. Por i paralajmëroi tё ruhen nga rreziku i populizmave që tregojnë tek tjetri, të huajin, të keqin, armikun që duhet larguar.

06 tetor 2018, 20:13