Kërko

Papa me të rinjtë e Sinodit Papa me të rinjtë e Sinodit 

Takimi i Papës dhe i Etërve Sinodalë me të rinjtë

Dje pasdite, Papa dhe Etërit Sinodalë u takuan me të rinjtë, që mbushën Sallën Pali VI, nën shenjën e temës së këtij takimi: “Ne për – Unikë, solidarë, krijues”.

R.SH. - Vatikan

Papa Françesku tha sot Engjëllin e Tënzot me besimtarët e mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan, ndërsa vijon Sinodi i ipeshkvijve kushtuar të rinjve. Pikërisht dje pasdite, Papa dhe Etërit Sinodalë u takuan me të rinjtë, që mbushën Sallën Pali VI, nën shenjën e temës së këtij takimi: “Ne për – Unikë, solidarë, krijues”.

Papa Françesku u takua me të rinjtë që në marsin e këtij viti, në një mbledhje parasinodale, ku rinia mori pjesë me entuziazëm. Tani Ati i Shenjtë dhe Etërit sinodalë i takuan sërish, pikërisht për t’i dëgjuar e për të marrë propozimet e tyre, në mënyrë që të shërbejnë për Dokumentin përfundimtar të Sinodit. Të rinjtë ofruan përvojën e tyre konkrete, jetën e tyre në studime e në punë, ndjenjat, reflektuan për të ardhmen dhe për përgjigjen ndaj thirrjes së Zotit. Dëshmitë e të rinjve u alternuan me çaste muzikore e artistike mbi tri tema të dashura për rininë: gjetja e identitetit personal, marrëdhëniet dhe jeta e kuptuar si shërbim e dhuratë. Takimi u organizua nga Kongregata për Edukimin Katolik.

07 tetor 2018, 09:24