Kërko

Të rinjtë në Sinod Të rinjtë në Sinod 

#Synod2018. Papa në mesin e të rinjve

Papa Françesku i fton të rinjtë të jenë protagonistë të Sinodit: ky është synimi i dialogut të Atit të Shenjtë me të rinjtë, që po marrin pjesë në punimet sinodale, por edhe me vetë etërit sinodale e me më të moshuarit, në një takim ndërmjet brezash për një aleancë të re.

R.SH. - Vatikan

Sot, në Institutin Patristik Augustinianum në Romë, të rinjtë e të moshuarit janë mbledhur për të reflektuar mbi temën “Urtia e kohës". Papa do të bashkohet me ta në orën 17.00.

         Ngjarja filloi në orën 16.00, me videon “Faces of Wisdom” (Fytyra urtie) dhe me korin e dioqezës së Romës, drejtuar nga imzot Marco Frisina. Pas fjalëve të kryetarit të Komitetit Organizator të DBR-së 2019, imzot Ulloa Mendieta, kryeipeshkëv i Panamasë dhe, të drejtorit të revistës së jezuitëve “La Civiltà Cattolica”, atë antonio Spadaro, Papa Françesku do t’u përgjigjet pyetjeve të të rinjve e të të moshuarve, ardhur nga Kolumbia, Italia, Malta, SHBA-të. Ndër ta, edhe regjizori i njohur amerikan, Martin Scorsese. Moderatore: korrespondentja e CNN pranë Selisë së Shenjtë, Delia Gallagher.

         Gjatë takimit, paraqitet një projekt global për një aleancë të re ndërmjet brezave. Prej tij ka lindur libri i atë Antonio Spadaros, që del sot në librari në nëntë gjuhë të ndryshme, me titull “Urtia e kohës. Në dialog me Papën Françesku mbi çështjet e mëdha të jetës”. Vëllimi përmbledh 250 intervista të moshuarish nga 30 vende të botës dhe është realizuar me ndihmën e organizatave jo fitimprurëse si Unbound dhe Shërbimi i Jezuitëve për Refugjatët.

23 tetor 2018, 16:37