2018.10.03 Apertura Assemblea Generale Ordinaria Sinodo dei Vescovi 2018.10.03 Apertura Assemblea Generale Ordinaria Sinodo dei Vescovi 

Papa hap Sinodin e tё rinjve: Shpirti Shenjt na jep aftësinë për të ëndërruar dhe për të shpresuar

Fillon sot Sinodi i Ipeshkvijve me temën: " “Të rinjtë, feja dhe shqyrtimi i thirrjes”, që cilën mbahet gjatё tetorit. Ndёr 267 etёr, marrin pjesё edhe dy ipeshkvijve nga Kina. Nga Shqipёria ipeshkvi i Lezhёs, imzot Vitale.

R.SH. - Vatikan

Fillon, sot në Vatikan, Sinodi i Ipeshkvijve mbi temën “Të rinjtë, feja dhe shqyrtimi i thirrjes". Paradite Papa Françesku kremtoi Meshën në Sheshin e Shën Pjetrit nё Vatikan dhe, pasdite, në Sallën e Sinodit, nё hapjen e punimeve do të mbahet një lutje dhe përshëndetja fillestare e Atit tё Shenjtё Bergoglio.

Papa Françesku në predikimin e Meshës së hapjes sё Asamblesë  sё XV tё Përgjithshme të Ipeshkvijve, në Sheshin e Shën Pjetrit, nё Vatikan, u kërkoi 266 Etërve Sinodalё  të ringjallin «pasionin për Jezusin», duke i infektuar kështu të rinjtë për t'i bërë ata të aftë për profeci dhe vizion, pa u shuar "nga profetët e fatkeqësisë". Dhe përmendi Mesazhin drejtuar  të rinjve nga Koncili Dytë Kishtar i Vatikanit. 

Një lutje-thirrje korale  drejtuar Shpirtit Shenjtë, qё "në fillim të këtij momenti të hirit e bekimit Hyjnor për të gjithë Kishën", tё na ndihmoj tё gjithëve "t’i përkujtojmë dhe t’i ringjallim fjalët e Zotit që na i digjnin zemrat" dhe kështu na rilindin "pasionin për Jezu Krishtin. "Një memorie "që mund të rizgjojë dhe të ripërtërijë në aftësinë për të ëndërruar dhe shpresuar". 

Gjatë sesionit përurues, sot, përveç relacionit tё Sekretarit të Përgjithshëm të Sinodit, do të ilustrohet pastaj edhe dokumenti Instrumentum Laboris, nga relatori i përgjithshëm mbi pikat kryesore dhe më pas, në hyrje tё punimeve, do të prezantohet pjesa e parë.

Nё Sinodin kushtuar tё rinjve marrin pjesё 267 Etër sinodalë nga mbarё bota. Për herë të parë, si rezultat i nënshkrimit të Marrëveshjes së Përkohshme ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Republikës Popullore, janё tё pranishëm edhe dy ipeshkvij nga Kina kontinentale. Konferencën Episkopale tё Shqipërisë nё kёtё Asamble Sinodale e përfaqëson ipeshkvi i Lezhës, imzot Ottavio Vitale. Në Asamblenë e XV Përgjithshme të Rregullt, e cila do të përfundojë më 28 tetor, marrin pjesë  si   dёgjues (uditor) edhe 34 të rinj, në moshën nga 18 deri nё 29 vjeç.

Ky është Sinodi i tretë i thirrur nga Papa Françesku, i cili - shpjegoi kardinali Lorenzo Baldisseri, sekretari i përgjithshëm i Sinodit të hënën e kaluar në konferencën për shtyp - "radhitet në vijën e sinodeve të mëparshme, tema e të cilit është ripërtëritja e Kishës dhe shoqërisë duke filluar nga vetë themelet: familja dhe të rinjtë që garantojnë brezat e ardhshëm ".

Tema,  “Të rinjtë, feja dhe shqyrtimi i thirrjes", është shprehje e përkujdesjes baritore të Kishës ndaj të rinjve dhe është vijimi i asaj, që doli nga Asambletë e fundit sinodale mbi familjen dhe, i temave të Nxitjes Apostolike post-sinodale ‘Amoris Laetitia’. Ajo synon t’i shoqërojë të rinjtë në rrugën e tyre të jetës drejt pjekurisë, në mënyrë që, përmes procesit të shqyrtimit e të shoshitjes, të mund të zbulojnë projektin e tyre të jetës e ta realizojnë me gëzim, duke ia hapur zemrën takimit me Zotin dhe me njerëzit e duke marrë pjesë aktivisht në ndërtimin e Kishës e të shoqërisë.

03 tetor 2018, 09:57