Pope Francis' Angelus prayer Pope Francis' Angelus prayer 

Përshëndetja e Papës pas Engjëllit Tёnzot. Përsëris ftesën për tё lutur Rruzaren çdo ditë të muajit tetor

Përsëris ftesën të gjithëve për ta lutur Rruzaren çdo ditë të muajit tetor, duke e përfunduar me antifonën "Nën mbrojtjen tënde, o Zoja Mёri" dhe lutjen drejtuar Shën Mihilli Kryengjёll, për t’i refuzuar sulmet e djallit që dëshiron të ndajë Kishën.

R. SH. - Vatikan

Të dashur vëllezër e motra!
Sot, nё festën e Zojës së Rruzares, u drejtoj një përshëndetje të veçantë besimtarëve të mbledhur në Shenjtёroren e Zojёs Rruzare nё Pompei (Itali) për Lutjen tradicionale, kryesuar nga Kardinali Mario Zenari, Nunci Apostolik në Siri.

Përsëris ftesën të gjithëve për ta lutur Rruzaren çdo ditë të muajit tetor, duke e përfunduar me antifonën "Nën mbrojtjen tënde,  o Zoja Mёri kërkojmë strehë, Nënë e Shenjtë e Zotit: mos i përbuz lutjet, që të dretojmë, në çaste prove, por na shpëto nga çdo rrezik, o Virgjër e lume e e bekuar”, dhe lutjen drejtuar Shën Mihilli Kryengjёll, për t’i refuzuar sulmet e djallit që dëshiron të ndajë Kishën.

Gjatё tetorit, pra, kёrkohet njё fushatë lutjeje kundër djallit, që e përçan bashkësinë e krishterë. Këtë dëshiron Papa Françesku, i cili kërkoi edhe sot nga besimtarët e të gjitha kontinenteve t’i luten çdo ditë Zojës Bekuar dhe Kryeengjëllit Mihilli për ta mbrojtur Kishën në këto kohë të vështira.

Papa Françesku kërkon qe gjate këtij muaji Tetor tё lutet Urata e Rruzarёs Shenjte çdo ditë dhe në fund të thuhen edhe këto dy lutje:

Nën mbrojtjen tënde po ngasim
o shenjta Nëna e Hyjit, 
mos na i përbuz lutjet ndër nevoja tona, 
por, o Virgjëra e lume dhe e bekuar, 
na shpëto përherë 
prej të gjithë rreziqesh, 
Zoja jonë, dhe ndërmjetëse e jona. 
Me Birin tënd na pajto, 
Birit tënd na porosit 
ndër duar të Birit tënd na lësho. Amen.

O Shën Mihill (Mikel) Krye-engjëll, na mbro në
beteja dhe bëhu mbrojtja jonë kundër ligësive
dhe kurtheve të djallit. Po të lutemi me
përvujtëri që Hyji ta ushtrojë pushtetin e vet
mbi të, e Ti, o princi i ushtrive qiellore, me
fuqinë e Hyjit, hidhe në ferr Satanin dhe të
gjithë shpirtrat djallëzorë që sillen nëpër botë
për të dëmtuar shpirtrat e njerëzve. Amen.

07 tetor 2018, 17:51