Kërko

2018.10.06 Papa shtegtarëve sllovakë 2018.10.06 Papa shtegtarëve sllovakë 

Papa shtegtarëve sllovakë: ruajeni traditën kishtare bizantine

Audienca me besimtarët e Kishës bizantine sllovake, në shtegtim në Romë:"Familjet e priftërinjve jetojnë një mision të veçantë, sot kur sulmohet ideali i familjes"

R.SH. - Vatikan

"Të dashur priftërinj, ju përshëndes të gjithëve me përzemërsi, të pamartuar dhe të martuar, familjet tuaja, si edhe rregulltarёt. Faleminderit për punën tuaj qё bёni në gjirin e popullit të shenjtë besnikë të Zotit. Familjet e priftërinjve jetojnë një mision të veçantë në ditët e sotme, kur vetë ideali i familjes është në diskutim dhe sulmohet në mënyrë jo eksplicite: ju, pra, ofroni një dëshmi të shëndosh dhe shembullore». Me këto fjalë Papa Françesku përshëndeti priftërinjtë e Kishës greko-katolike tё Sllovakisë qё erdhën për një shtegtim në Romë me rastin e 200 vjetorit tё ngritjes sё Eparkisë (Dioqezës) së Presov.  

Në fjalën e tij gjatë audiencës mbajtur në VI Sallën e Palit, nё Vatikan, Papa Françesku i nxiti t’u "qëndrojnë dy tendencave të kundërta: shekullarizmit, qё çon nё mondanitet, apo një fortifikimi a mbrojtjeje në mënyrë të vjetruar, madje edhe jo-ungjillore të kuptimit tё rolit tё tyre kishtar, mënyrë që çon në një klerikalizëm steril".  

"Në praninë tuaj tё hareshme këtu, së bashku me barinjtë tuaj - tha Papa Françesku - shoh një fytyrë entuziaste dhe të devotshme tё një Kishe të fortë në fe, të vetëdijshme për dinjitetin e krenare për identitetin e vet kishtar. Në këtë mënyrë ju jeni bijë të denjë tё ungjillëzimit veprues, në besnikëri të plotë me Selinë Apostolike, bijё tё njё Kishe qё ka shenjtorёt, pajtorët qiellor tё Evropës, Cirilin dhe Metodin".  

Sipas Papës, "kontinenti i Evropës, në Lindje si dhe në Perëndim, duhet t’i rizbulojë rrënjët e veta dhe thirrjen; dhe nga rrënjët e krishtera nuk mund të mos rriten pemë të forta, që japin fryte plot me respektin për dinjitetin e njeriut, në çdo gjendje dhe në çdo fazë të jetës".  

Nga këtu një inkurajim pёr "ta ruajtur traditën kishtare bizantine, tё cilёn edhe unё qё në moshë të re kam mësuar ta njoh e ta dua: rizbulojeni dhe jetojeni  deri nё fund, në plotësi, siç ka mësuar Koncili II i Vatikanit, duke i kushtuar vëmendje të madhe rrugëve tё ungjillëzimit dhe tё katekizmit ku, madje edhe para barinjve, protagonistë janë prindërit dhe gjyshërit, nga të cilat shumë prej nesh kanë mësuar lutjet e para dhe mënyrën e krishterë të jetës”.  

 "Faleminderit baballarëve, nënave, gjyshërve, dhe të gjithë edukatorëve këtu të pranishëm, për dëshminë tuaj të domosdoshme!" ishin fjalët përmbyllëse tё Papës, i cili u kërkoi të pranishmëve "një kujtim të veçantë pas pak, kur do të kremtoni Liturgjinë Hyjnore në Bazilikën e Shёn Marisë Madhe, nё Romё, një tempull kaq i çmueshëm për kujtimin e shenjtorëve Ciril dhe Metodi dhe prandaj për historinë tuaj.

Nënë e Shenjtë e Zotit, tek e cila ne drejtohemi me shpresë dhe dashuri tё fëmijëve - përfundoi Papa -, e mbrojtë me ndërmjetësimin e saj Kishës në këtë kohë të provës e dhe vigjiloftë  mbi punën e Sinodit të rinjve, qё posa kemi filluar".

06 tetor 2018, 17:42