Kërko

  Papa Françesku pranë Varrit të Gjon Palit II Papa Françesku pranë Varrit të Gjon Palit II 

Papa shkoi tek varri i Shën Gjon Palit II

Sot Kisha kujton Papën Wojtyla. Sivjet po sot bie edhe 40-vjetori i zgjedhjes së tij në fronin e Shën Pjetrit.

R. SH. - Vatikan

Papa Françesku shkoi, sot paradite, tek varri i Shën Gjon Palit II, në Bazilikën e Vatikanit, ku u ndalua për disa çaste, në ditën e festës së tij. Data na kujton 22 tetorin e vitit 1978, kur Papa Wojtyla nisi Shërbesën e tij papnore.

I zgjedhur në fronin e Shën Pjetrit më 16 tetor 1978, në të ashtuquajturin “vit i tre papëve”, Karol Wojtyla e vijoi papninë e tij deri më 2 prill 2005, ditë e vdekjes, pas një sëmundjeje të gjatë. Lumnimi i Tij u kremtua nga Benedikti XVI më 1 maj 2011, në Sheshin e Shën Pjetrit, përplot me shtegtarë ardhur nga të katër anët botës. U shpall shenjt nga Papa Françesku, më 27 prill 2014, së bashku me Gjonin XXIII.

Data e zgjedhur për kujtimin liturgjik të Gjon Palit II është 22 tetori, datë e fillimit të papnisë së tij.

 

22 tetor 2018, 14:47