Kërko

Kardinali Wuerl Kardinali Wuerl 

Papa pranon dorëheqjen e kryeipeshkvit të Uashingtonit, kard. Wuerl

Në një letër për prelatin, Françesku pranon se në kërkesën e dorëheqjes duket zemra e bariut, që shikon të mirën e Kishës, larg çdo përçarjeje, mbjellë nga ati i gënjeshtrës. Kard. Wuerl kërkon falje për gjykimet e mundshme të gabuara në të kaluarën.

R.SH. - Vatikan

Papa Françesku pranoi sot dorëheqjen e kryeipeshkvit të Uashingtonit, kardinalit amerikan Donald W. Wuerl. Prelati e pati paraqitur atë edhe tre vite më parë, kur mbushi 75 vjeç.

         Në një letër, publikuar në faqen e internetit të kryedioqezës, Papa pranon se në kërkesën për dorëheqje, shihet qartë “zemra e bariut, i cili, duke e hedhur më gjerë vështrimin, në favor të një të mire më të madhe, që mund t’i sjellë përfitime krejt trupit (shih “Evangelii gaudium”, 235), privilegjon veprime, të cilat mbështesin, nxisin dhe rrisin bashkimin e misionin e Kishës, përmbi çdo lloj përçarjeje të shterptë, mbjellë nga ati i gënjeshtrës, i cili, duke u përpjekur ta plagosë bariun, nuk dëshiron tjetër, veçse humbjen e deleve”.

         “Zotëron elemente të mjaftueshme – shton Papa Françesku – për ‘ta justifikuar’ veprimtarinë tënde e për të dalluar ndërmjet mbulimit të krimeve apo mosmarrjes me problemet dhe rënies në ndonjë gabim. E megjithatë, fisnikëria jote të nxiti të mos e përdorje këtë rrugë mbrojtjeje. Për këtë jam krenar e të falenderoj. Kështu nxjerr në pah synimin për të vënë në vend të parë Planin e Zotit, në krahasim me çdo lloj plani personal… Dorëheqja jote është shenjë gatishmërie dhe butësie ndaj Shpirtit Shenjt, që vijon të veprojë në Kishën e vet”.

         Duke e pranuar dorëheqjen e kardinalit Wuerl, Papa Françesku i kërkon atij të mbetet në krye të detyrës, si administrator apostolik, deri në emërimin e pasardhësit.

12 tetor 2018, 14:57